Pas njoftimit nga Kryeministri Mario Draghi mbi paraqitjen e detyruar të Green Pass për hapësirat e brendshme, kërkesat për vaksina janë rritur në mënyrë drastike në Itali. Ky sukses i Certifikatës së Gjelbër po shoqërohet edhe me një valë të fortë polemikash. Ndërkohë, italia po bën çdo përpjekje për të inkurajuar vaksinimet me propozime inovatore, siç janë ato të bëra së fundmi.

Parlamentari i Forza Italia, Sestino Giacomoni, ka bërë një propozim të veçantë për të stimuluar më tej vaksinimet. Anëtari i koordinimit të kryesisë së partisë ka propozuar një bonus pushimesh prej 1000 eurosh për ata që do të vaksinohen.

Vaksinat përfaqësojnë armën e vetme për të mposhtur Covid. Disa mendojnë se nuk është kështu, prandaj është detyrimi i politikanëve t’i bëjnë ata të ndryshojnë mendim. Dhe ky është propozimi im: të lidhësh vaksinimin me një sërë stimujsh dhe koncesionesh ekonomike që mund të nxisin rezistentët të heqin dorë nga beteja e tyre jashtë logjikës, anti-shkencore dhe antisociale.”

Pra, bëhet fjalë për një stimul prej 1 mijë eurosh për ata që marrin të dyja dozat e vaksinës, të lidhur me bonusin e pushimeve, i cili tashmë ekziston. Megjithatë, ka një kusht: shpërblimi duhet të shpenzohet në Itali. Kjo bëhet për të rifilluar turizmin dhe ekonominë e vendit.

Propozimi, në fakt, u mirëprit nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Daniele Franco, i cili tha se beson që hipoteza e lidhjes së bonusit me vaksinimin mund të jetë e dobishme për procesin e vaksinimit.

Burimi: Daily News 24

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here