Gazetarja nga Kosova, Saranda Hoda, e njohur si Sasa, e ftuar në “Ftesë në 5” zbuloi se gjatë periudhës së karantinës, ka parë në ëndërr kryeministrin Edi Rama.

U takuam dhe qamë hallet, thotë Sasa.

Po ashtu ajo zbuloi se në Kosovë, kur shikon një politikan në ëndërr, thonë që do të realizohet diçka e madhe dhe ajo shpreson për këtë.

Më ka ngelur në mendje ëndrra me Edi Ramën. Unë shikoj shumë ëndrra. Kur zgjohem nga gjumi komentoj që pashë atë ëndërr e këtë ëndërr. Por më e bukura e gjithë këtyre ëndrrave ka qenë ëndrra me Edi Ramën. Kishte shumë njerëz, erdhi më takoi mua dhe më kërkoi për të biseduar, qamë ha llet me pak fjalë. Unë u ndjeva e privilegjuar që Edi erdhi më takoi. Në Kosovë thonë që është mirë kur sheh politikan në ëndërr dhe realizohet ndonjë diçka e madhe”, thotë Sasa.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here