Një bandë kriminale shqiptarësh në Angli është goditur ditën e sotme, pasi policia gjurmoi kanabisin në njërën nga makinat e tyre. Oficerët gjurmuan makinën nga North Yorkshire në Hertfordshire, ku gjetën kanabisin me vlerë 300,000 paund. Në fermat e kanabisit të ngritura në tre shtëpi në Harrogate të North Yorkshire u gjet kanabis me vlerë 240,000 paund.

Gjashtë persona janë burgosur në Leeds Crown Court pasi u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit. Yoko Banks, 73 vjeç, pronarja e fermës që ata përdorën, gjithashtu përfundoi në burg. Pas gjetjes së kanabisit në këto vende, policia u vu në kërkim të banesave të tjera në pronësi të Banks. Dy ferma të tjera të kanabisit në Woodlands Road dhe Somerset Road u zbuluan.

Policia e North Yorkshire tha se shtëpitë ia ishin dhënë me qira një pale të tretë, e cila më pas i kishte lënë ato në kontrollin e bandës. Ata morën dënimin një ditë më parë në Angli. Kreu i bandës Visar Sellaj, 33 vjeç, nga Newnham Road, Londër u burgos për gjashtë vjet e nëntë muaj. Kujtim Brahaj, 50 vjeç, nga Wellington Road, Enfield, u burgos për tre vjet e dy muaj. Indrit Brahaj, 27 vjeç, nga WShitings Road, Barnet u burgos për katër vjet e katër muaj. Bledar Elezaj, 36 vjeç, pa adresë fikse, u burgos për tre vjet. Erblin Elezaj, 33 vjeç, gjithashtu pa adresë të caktuar, u burgos për pesë vjet e dy muaj.Andi Kokaj, 23 vjeç, pa adresë fikse, u burgos për tre vjet.

Të gjashtë u deklaruan fajtorë për shqetësim në prodhimin e kanabisit dhe Indrit Brahaj, Kokaj, Sellaj dhe Erblin Elezaj gjithashtu u deklaruan fajtorë për posedim kanabisi me qëllim furnizimi. Ndërsa Banks u dënua me tre vite e gjashtë muaj burg.

Top Chanel

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here