Shkrimtarja e njohur Flutura Açka ka reaguar në profilin e saj në Facebook në lidhje me fenomenin e bere tashme si nje gje normale ne vendin tone, ku prezantueset femra, sidomos ato te programeve sportive duhet patjeter te jene gjysme te zhveshura duke nxjerre hiret e tyre trupore.
Ajo ne komentin e saj e ve gishtin “mbi pl.age”, duke sjelle shembuj nga bota qe nuk funksionon keshtu dhe mbi te gjitha nuk ka arsye pse te ndodhe.

Vajzat e kujt sporti?

Të jetë kjo zhv.eshje në programe kryesisht të dedikuar për burra – programet e sportit në tv shqiptare – një zgjedhje e tyre? Apo e shefave të tyre? Vajzat e sportit, i drejtojnë këto programe, besoj unë, sepse e njohin fushën e tyre, jo që të jenë objekt për t’ua kujtuar lukunisë, ndonjëherë shumë të urritur të burrave, se çfarë u mungon. Dhe të zgjuar nga adrenalina e lojës, hedhin sytë te e bija, tek e shoqja, të fqinja, te sekretarja, dhe pë.rdhunimi iu duket sport i tyre. Në njëzet vite në Holandē, nuk më ka zënë syri kurrë, komentatore sporti të zhveshura kështu, madje asnje grua të zhveshur telelevizioni.

E kuptoj, këtyre vajzave të mira, u duhet të mbijetojnë në këto ekrane të eg.ra në këto forma, ndryshe do ta pësojnë si ca mikeshat e mia që nuk duken më andej para ekraneve se janë “plakur”. Por unë do t’u lutesha që t’i ruanin këto fustane për mbrēmjet e diskotekat a plazheve të shumtë, sepse kështu mbrojnë disi nga strabikët mentalë mikeshat e tyre të heshtura pas ekraneve.

Ua kam hequr fytyrat vajzave, sepse nuk e kam personale me to – mund të jenë plot të tjera që nuk m’i ka zënë syri – por e kam me ethet e pështira të ekraneve, që ma kujtojnë mua të parës, dhe ne grave shqiptare ku jemi e ku s’jemi, se çfarë është femra. Mua, që kam shkruar libra pë lirinë, mes të tjerash, për lirinë dhe emancipimin e gruas shqiptare

Ndjesë për shembujt e fotove që mora, ato në fakt ishin më të pafajshmet dhe që i gjeta më lehtë, çështja është te thelbi i shqetësimit.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here