Një virozë e re ngjitëse është duke qarkulluar prej disa ditësh tek fëmijët në Berat. Viroza me sindromën “gojë, këmbë, duar” është duke qarkulluar me shpejtësi dhe duket që ka një shpërndarje shumë të madhe tek fëmijët, nga 1 deri në 12 vjeç.

Lajmi bëhet i ditur nga Shefi i Repartit të Pediatrisë në Spitalin Rajonal Berat, mjeku pediatër Vladimir Kumaraku, i cili ka deklaruar se kjo sindromë paraqitet me temperaturë të lartë dhe me puçrra të shumta në këmbë, duar dhe gojë. Sipas pediatrit Kumaraku, kjo situatë e krijuar është një situatë virale, jo për t’u trembur por për t’u vlerësuar.

Sindroma, -ka thënë ai, -po përhapet gjerësisht në ambientet e mbyllura siç janë çerdhet e kopshtet dhe duke qenë se është ngjitëse, mjeku i bën thirrje edukatoreve që nëse shohin fëmijë me shenja të tilla të mos e pranojnë, në mënyrë që të minimizohet shpërndarja e saj.

“Kjo sindromë është ngjitëse dhe po shfaqet dukshëm në kopshte e çerdhe. S’ka rrezik po s’ka pse shpërndahet. Deri tani kjo sindromë nuk ka shfaqur ndonjë komplikacion tek asnjë fëmijë të prekur, qoftë në aparatin e frymëmarrjes, zemrën apo aparatin tretës”, -ka thënë Kumaraku. BW

Netflixalbania

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here