Avokati i njohur Altin Goxhaj ka deklaruar se kryeministri Rama pranoi për herë të parë publikisht akuzën e tij 4-vjeçare se “Ballkani i Hapur (Jugosllavia e Re) është vepër e Soros”.





Përmes një postimi në Facebook, Goxhaj shprehet se këtë akuzë avokati e ka kumtuar edhe 24 orë më parë, gjatë një konference në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, e organizuar nga Insituti Shqiptar për Gjeopolitikë.





Avokati ka marrë shkas nga deklaratat e ditës së sotme të Ramës, ku u shpreh se “akuzat dhe shpifjet që bëhen ndaj George Soros, vijnë nga mendje që kanë probleme me të vërtetën”.

Po ashtu, Rama i vuri vulën akuzave të Goxhajt teksa theksoi se Ballkani i Hapur është pjesë e domosdoshme e ekzistencës së Fondacionit të Soros, “Shoqëria e Hapur”.





Kujtojmë këtu se kryeministri Rama ka preferuar që në gjeopolitikë të jetë më pranë kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç se sa kryeministrit së Kosovës, Albin Kurti, ku ky i fundit është distancuar dhe ka kundërshtuar hapur nismën “Ballkani i Hapur”.

Reagimi i plotë:





RAMA SOT PRANOI AKUZËN TIME QË REFEROVA DJE NË UNIVERSITETIN E PRISHTINËS: BALLKANI I HAPUR (JUGOSLLAVIA E RE) ËSHTË VEPËR E SOROS! Nga Avokati Altin Goxhaj (Levizja AntiSoros Për Shqipërinë) 24 Orë pas referimit të temës time në Konferencën e ISHGJ “Ballkani i Hapur dhe Gjeopolitika Shqiptare” në Universitetin e Prishtinës, Rama pranon tezën time që Ballkani i Hapur apo Jugosllavia e Re, është Pyka vepër e Soros! Rama pranon më së fundi akuzën time 4 vjeçare se Fondacioni Soros është ideatori dhe realizuesi i Ballkanit të Hapur dmth Jugosllavisë së Re (“Kjo është arsyeja pse Soros ekziston”)! Kjo ishte edhe Teza Bazë e kumtesës sime dje në Konferencën Kombëtare “Ballkani i Hapur dhe Gjeopolita Shqiptare” në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës të organizuar nga Instituti Shqiptar për Gjeopolitikë! Sipas meje George Soros është Titoja i Ri i Jugosllavisë së Re 🙂 Tema ime ishte “Ballkani i Shoqërisë së Hapur – Pyka AntiShqiptare e Soros kundër bashkimit të Shqipërisë me Kosovën!” kumtesë që do keni mundësi ta shikoni të plotë në video që do publikohet këtë javë nga Instituti Shqiptar për Gjeopolitkë dhe do mund ta lexoni të plotë në Revistën Akademike që do të nxjerrë Instituti 🙂 Ndërkohë sot Rama pranoi se: “fondacioni është pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme për shoqërinë e hapur dhe pikërisht për këtë arsye Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur janë pjesë e asaj për të cilën fondacioni ekziston dhe është i pranishëm në të gjithë botën. Të gjitha teoritë e konspiracionit, të gjitha akuzat dhe të gjitha shpifjet që bëhen në adresë të Xhorxh Soros dhe fondacionit, vijnë nga skuta dhe mendje të cilat realisht kanë probleme me të vërtetën dhe vetë historinë e tyre, me vetë të shkuarën e tyre.”

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here