Greqia ka rinovuar sërish memorandumin që mban të mbyllur kufijtë tokësorë me vendet fqinje. Qarkorja e re iu dergua pikave kufitare pak pas orës 12 të mesditës sipas orës lokale dhe përcakton masat shtrenguese që do të mbajnë të bllokuara kufijtë me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë deri në datën 25 tetor.

Kështu pra, mbetet në fuqi kalimi i kufirit për shtetasist që kanë leje qëndrimi në Greqi, shtetasit grekë dhe punonjësit sezonalë, ndërsa ndalohet të udhëtojnë personat për qëllime turistike.

Mbetet në fuqi masa e testit negativ PCR Covid-19 jo më herët se 72 orë para udhëtimit, mbetet forma e udhëtimit plf jo më vonë se 24 orë para udhëtimit. Doganat mes dy vendeve do të mbyllen në orën 23 deri në 07 të mëngjesit cdo ditë. Mbetet në fuqi numri i personave që do të lejohet të kalojnë në Kakavijë 750 persona dhe 300 në Kapshticë, ndërsa të gjithë udhëtarët që hyjnë në Greqi duhet të karantinohen për 7 ditë në banesën e tyre.

Greqia ka marrë masa shtesë edhe në brendësi të vendit pas shtimit të ndjeshëm të rasteve me Covid. Masat janë të karakterit lokal dhe ndryshojnë nga zona në zonë, ndërsa qeveria ka vënë në funksionim edhe një platformë digjitale, në të cilën cdo qytetar mund të hyjë dhe duke përdorur kodin postar të zonës që ai interesohet, mund të lexojë edhe masat kufizuese që autoritetet kanë vendosur në atë zonë.

/RDA News

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here