Kater dite pas paralajmerimit te kreut te Frontex ne nje interviste per Reuters se Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare Frontex, po pergatitet per nje fluks te madh emigrantesh nga Afganistani , kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ne konferencen tardicionale per shtyp nga Panairi I Selanikut ka premtuar  të “shkaterroje dhe shtypë” rrjetet e trafikimit të qenieve njerëzore që sjellin emigrantë nepermjet kufirit grek.

Mitsotakis: Greqia vazhdon të miratojë një strategji aktive të mbrojtjes së kufirit dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë në mënyrë shumë sistematike në të ardhmen. Unë do të shkatërroj rrjetet e kontrabandistëve. Klientët e tyre potencialë do ta dinë që mund të paguajnë 1.000 ose 2.000 euro dhe të mos arrijnë në Greqi.

Megjithese nuk kemi ende te dhena se pritet nje vale e madhe refugjatesh nga Afganistani ne javet ne vijim, mund te them  se  Greqia ka miratuar një strategji aktive të mbrojtjes së kufirit dhe flukset e emigrantëve kane një reduktim prej 90% në krahasim me vitin 2019 –ka deklaruar kreu I qeverise greke ,duke shtuar se u bë gjate kesaj periudhe  më efikas shpëtimi I emigrantëve qe rrezikohen te mbyten ne det ne perpjekjet e tyre te deshperuara per te shkuar nepermjet Greqise drejt Europes.

Mitsotakis eshte shprehur se solidariteti më i madh nga ana e Europes qe mund te kishte Greqia do te ishte marrëveshja për Paktin e ri të Emigracionit dhe Azilit, e cila do të shpërndajë në mënyrë të drejtë detyrimet dhe të drejtat për të gjitha shtetet anëtare evropiane për të trajtuar këtë problem kompleks.

Mitsotakis: Marrëveshja e stabilitetit do të ndryshojë. Ne nuk mund të jemi më , të përkushtuar ndaj qëllimeve të ashpra, jofleksibile të cilave, në fund të fundit, pak shtete mund t’i zbatojne dhe që krijojnë kushte për kriza të qëndrueshme.

Sa I perket rolit te Turqise ne ceshtjen e emigracionit te paligjshem ,kryeministri grek ka thene se tashme Turqia e di qe Greqia ka aftësinë për të ruajtur kufijtë e saj në mënyrë efektive ndaj dhe ne bisedimet e fundit me Ankarane Athina ka vendosur ne epiqender bashkepunimin per çështjen e refugjatëve ne baze te marrëveshjes mes BE, Greqisë dhe Turqisë.

Top Channel

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here