GAZETARI DHE PUBLICISTI KOSOVAR BATON HAXHIU KA THËNË SE ISH-KRYEMINISTRI SHQIPTAR SALI BERISHA ËSHTË I PAMËSHIRSHËM DHE I FËLLIQUR NË DISKURSIN PUBLIK.

Këtë deklaratë Haxhiu e ka bërë në emisionin Pressing , ndërsa ka treguar edhe se si nisi konflikti i tij me Berishën.

“Sali Berisha në pushtet e ka një diskurs të kontrolluar, jashtë pushtetit është i pamëshirshëm. Tjetër është njeri në tavolinë, kurse diskursin publik e ka dobësi njerëzore.

Te ne në Kosovë thuhet i fëlliqt, në Shqipëri thuhet i marrë”, është shprehur Haxhiu.

Ish-kryeministri Berisha shpeshherë e ka sulmuar gazetarin Baton Haxhiu duke e quajtur bashkëpunëtor të ngushtë të Edi Ramës dhe Hashim Thaçit për planin e tyre për ndarjen e Kosovës.

“Nuk thuhet në publik Baton Haxhiu është shef i Edi Ramës dhe Hashim Thaçit, një njeri serioz që i ka pasur të gjitha pozitat shtetërore nuk flet ashtu dhe të jetë pezhorative nuk ka kuptim”, ka deklaruar Haxhiu.

Gazetari ka treguar se përplasja me Berishën ka filluar pas një ligjerate në UET, meqë kishte deklaruar se Berisha s’mund të flasë për varfërinë pasi nusja e djalit të tij publikon foto nga plazhet më të shtrenjta ku s’shkon dot as Beyonce.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here