Mbreti i POP-it kishte planifikuar pavdekshmërinë

11 vite nga vdekja e tij, ende vijojnë të zbulohen sekrete apo prapaskena nga jeta e Michael Jackson. Një libër i ri mbi mbretin e POP-it, bazuar në ditarin e tij sekret, zbulon se si Michael kishte planifikuar të bëhej i pavdekshëm. Përveç tregut muzikor, kishte planifikuar të pushtonte edhe hollivudin, për t’u bërë kështu i pari artist multimiliarder.

Titulluar e vërteta, në libër thuhet se pak muaj para vdekjes legjenda e muzikës shpresonte që të bëhej sa më shpejt një yll i kinemasë.

Donte të ishte më i miri i të gjitha kohërave, njëlloj si idhujt e tij Charlie Chaplin dhe Walt Disney.

Qëllimi ishte të fitonte 20 milionë Dollarë në javë dhe për këtë kishte rënë dakord për një sërë aktivitetesh, përfshirë koncerte dhe disa kontrata filmi.

Michael mbase nuk ishte i ndërgjegjshëm që tashmë ai ishte i pavdekshëm si artisti me kontribut të jashtëzakonshëm në historinë e muzikës dhe pikë referimi për shumë breza që erdhën më pas.

Tv Klan

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here