Një ngjarje e rëndë u shënua mëngjesin e sotëm në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku një pacenit i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katër i spitalit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 03:10 të mëngjesit të sotëm, sipas njoftimit të policisë.

Mediat raportojnë se pacienti që ndërroi jetë është Preng Gjonaj, 52 vjeç, me origjinë nga Tropoja dhe me banim në Tiranë, ndërsa prej ditësh po trajtohej në spital pasi ishte i prekur nga Covid-19.

Ky është rasti i tretë i regjistruar brenda pak muajsh në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ në Tiranë.

Kujtojmë që një 65-vjeçar nga Klosi dhe një 29-vjeçar, në muajt gusht-shtator kanë ndërruar jetë pasi janë hedhur nga dritaret e këtij spitali.

 

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here