Spanja nuk ka shkuar më shumë se një barazim një me një kundër Polonisë, në ndeshjen e dytë e vlefshme për grupin E. Ishte Alvaro Morata i që shënoi i pari duke zhbllokuar rezultatin dhe udhëhoqi skuadrën gjatë gjithë pjesës së parë me këtë rezultat.

Por pjesa e dytë foli për shumë për Poloninë, pasi arritën  që të gjenin golin me të përhershmin Robert Lewandowski. Në aksionin e parë pas golit të barazimit Spanja arriti që të fitonte një penallti, që nuk e ktheu në gol as Moreno dhe as goditja nga Morata.

Në pjesën e mbetur të lojës asnjë prej skuadrave nuk arriti që të gjente rrjetën dhe në fund sfida u mbyll në barazim 1 me 1.

Tashmë Spanja e shikon veten në vendin e tretë me 2 pikë dhe në ndeshjen e fundit do të kërkojë vetëm fitoren kundër Sllovakisë për të siguruar një biletë për fazën tjetër. Ndërkohë Polonia e ka më të vështirë, pasi do të ndeshet me Suedinë e vendit të parë.

netflixalbania

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here