Një grua 31-vjeçare humbi aftësinë për të folur për dy muaj pas një dëmtimi të pazakontë në tru, ndërsa tani flet me katër thekse.

Emily Egan, nga Essex, shokoi mjekët pasi ata nuk ishin në gjendje të gjenin një shpjegim se pse ajo papritmas ra në një heshtje të plotë.

Sidoqoftë, 31-vjeçarja i shqetësoi të gjithë edhe më shumë, kur asaj më në fund iu rikthye zëri, me shtimin e një theksi të huaj.

Pavarësisht se ka lindur dhe edukuar në Essex, Emily tani flet me një theks polak, por zëri i saj papritmas mund të ndryshojë në frëngjisht dhe italisht gjithashtu.

Nëse ndjehet e stresuar, fjalimi i Emily fillon të ngjasojë me anglishten e prishur dhe theksi i saj bëhet rus. Por nëse është e lodhur, ajo madje mund të humbasë aftësinë për të folur.

Ajo shpjegoi:

Nuk është vetëm theksi im që ka ndryshuar. Unë nuk flas ose nuk mendoj në të njëjtën mënyrë si më parë dhe nuk mund të ndërtoj fjali si dikur.Unë shkruaj ndryshe tani, i gjithë fjalori im ka ndryshuar dhe anglishtja ime është përkeqësuar, pavarësisht se kam jetuar në Mbretërinë e Bashkuar gjatë gjithë jetës sime.

Pas disa muajsh teste, Emily më në fund u diagnostikua me sindromën e theksit të huaj,një çrregullim i rrallë i të folurit i shkaktuar nga dëmtimi i trurit.

Në këtë fazë, mjekët ende nuk kanë asnjë ide se çfarë e shkaktoi atë.

Burimi: UNILAD

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here