Kryeministri i Çekisë, Andrej Babis dhe qeveria e tij kanë dhënë dorëheqje në një hap formal të përshkruar sipas Kushtetutës pas zgjedhjeve parlamentare të muajit të kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Babis sot tha se letrën e dorëheqjes ia dorëzoi presidentit Millosh Zeman. Kreu i shtetit pritet t’i kërkojë Babisit të qëndrojë në detyrë deri në emërimin e qeverisë së re.

Qeveria e Babis-it duhej të jepte dorëheqje pas përfundimit të seancës së parë të Dhomës së re të ulët të Parlamentit, e cila u mbajt të mërkurën.

Koalicioni tre partiak liberal-konservator, i njohur si “Së bashku”, fitoi zgjedhjet e 8-9 tetorit me 27.8 për qind të votave.

Së bashku u bashkuan me një koalicion liberal të qendrës së majtë të përbërë nga Partia Pirate dhe një grup kryebashkiakësh dhe kandidatësh të pavarur, i cili doli në vendin e tretë me 15.6 për qind të votave.

Partneriteti i ri do të ketë 108 vende në Dhomën e Ulët të Parlamentit prej 200 vendesh, duke rrëzuar Babis-in, një miliarder populist dhe lëvizjen e tij qendrore ANO (PO) në opozitë.

Zeman i ka kërkuar tashmë Petr Fiala-s, kandidatit të koalicionit fitues, të formojë një qeveri të re. Pesë partitë e koalicionit nënshkruan një marrëveshje këtë javë për të qeverisur së bashku.

Nuk dihet ende se kur presidenti, i cili aktualisht është i shtruar në spital, do të dekretojë kryeministrin e ri dhe qeverinë e tij.

Gjendja e Zeman-it është përmirësuar kohët e fundit dhe ai nuk ka më nevojë për kujdes intensiv, thotë spitali ushtarak i Pragës./AA/

The post Humbi zgjedhjet, jep dorëheqjen kyreministri appeared first on Roba Da Albanesi.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here