INTERPOL ka publikuar disa foto të reja të shqiptarit, Gramoz Dritan Rexhepit, 40-vjeçarit nga Vlora, i cili po vuan dënimin në burgun e Kuitos në Ekuador.

40-vjeçari kërkohet edhe në Shqipëri, pasi mbi të rëndojnë një sër akuzash dhe ai dyshohet për disa ngjarje kriminale të ndodhura në vendin tonë.

Sipas INTERPOL, Dritan Rexhepi akuzohet për vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim, plagosje të rëndë me dashje, armë dhe municione luftarake, falsifikim vulash, dokumentesh pasaportash, rrëmbim dhe mbajtja peng e një personi për trafik droge.

Kujtojmë se ai dyshohet të ketë dhënë urdhrin për rrëmbimin e Jan Prengës në Kamëz në janar të këtij viti, pasi vëllai i tij Astrit Prenga dyshohet se vodhi një sasi të konsiderueshme kokaine në Angli që vinte nga Amerika Latine, dhe që i përkiste pikërisht Dritan Rexhepit.

Publikuar më 14.10.2020 nga Daniela Grrica

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here