Një ngjarje rrugore ka ndodhur në aksin nacional Korçë – Pogradec në afërsi të fshatit Pocestë.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se një mjet ka marrë para dy vajza të cilat kanë qëne me biçikletë.

Vajzat janë të moshës 11 dhe 14 vjec dhe gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit dhe është në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

Njoftimi:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 09.11.2021, rreth orës 13:08, në fshatin Pocestë, Maliq, shtetasi G. Zh., duke drejtuar një mjet tip “Volkswagen”, ka përplasur dy të mitura, që po lëviznin me biçikletë në rrugë, të cilat u dërguan për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

The post I mori para makina, ja si paraqitet gjendja e dy vajzave në Korçë appeared first on Roba Da Albanesi.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here