Historia e rrallë vjen nga Italia. Umberto Quintino Diaco ishte një i pastrehë që jetonte në Milano dhe që preku zemrat e të gjithëve pasi një ditë më parë u gjet i vdekur në atë që ai e quante strehë prej të ftohtit.

Kishte ndërtuar një strehim me tela dhe kartonë dhe me shumë mundësi e quante shtëpi. Por mediat italiane zbulojnë detaje nga jeta e 75-vjeçarit që ndërroi jetë në stacionin e autobusëve Garibaldi të Milanos.

Sipas tyre, Umberto kishte zgjedhur vetë të qëndronte në rrugë. Ai dispononte mbi 100 mijë euro në bankë dhe kishte një pension prej 750 eurosh në muaj të lidhur nga shteti gjerman. Gjithashtu ai kishte dhe një shtëpi në Kalabri dhe dy makina, por kishte vendosur të kthehej në një fantazëm për familjen e tij.

Në dëshminë e dhënë për Corriere Della Sera, e motra tregon se e kanë kërkuar gjithë kohën, por ai nuk donte të gjendej.

abn24news

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here