Babai i Andi Malokut, i riu qe mbeti i pajete ne atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoj, i ka bërë thirrje SPAK që të hetojë dhe t’i sqarojë se pse iu vra djali.
Ishte vete ai qe kishte siguruar videon qe deputeti publikoi ne Kuvend te enjten, nga ate.nt.ati.

Ndërsa thotë se në rast se organet e drejtësisë nuk veprojnë, atëherë do të jetë vetë ai që do të marrë hakun e të birit.

Im bir kishte 2 muaj punë si shofer i prokurorit Ndoj.
Prokuroria ka videot e ngjarjes dhe nuk arreston átentatorin tjetër.

Prokuroria të veprojë ndryshe do e marr vetë gjákun e tim biri.”, tha Genc Maloku, babai i të riut.
Maloku tha mes të tjerave se ai ishte takuar me Halit Valterin dhe i kishte treguar këtij të fundit pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat i kishte siguruar në mënyrë private.

Atentati ndaj prokurorit Ndoji/ Publikohet video kur autorët e dyshuar largohen më këmbë pas atentatit, ja si i siguroi pamjet deputeti Valteri

Deputeti Halit Valteri publikoi dje në sallën e parlamentit një video në të cilën janë filmuar momentet kur personat e dyshuar për atentatin mbi automjetin e prokurorit Arjan Ndoj, ndodhen te mbikalimi i Shkozetit, pasi kanë braktisur makinën në Shkafan dhe janë kapur nga kamerat e sigurisë teksa ecin disa metra në këmbë, raporton News24.

Është pikërisht kjo video që deputeti Halit Valteri e mori nga babai i shoferit të prokurorit Arjan Ndoji, i riu që mbeti i vrarë në atentat. Babai kërkon që Prokuroria të identifikojë personin e pamaskuar për të vënë në vend drejtësinë.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here