Dy ambasadorët, ai i Gjermanisë dhe ajo e Francës deklaruan sot nga Korça se po punojnë për të bërë të mundur realizimin e konferencës së parë ndërqeveritare Shqipëri-Be brenda Presidencës sllovene.

Ambasadorja franceze Elisabeth Barsacq tha se çështja që e shqetëson më tepër kryesisht në këtë moment është që ne të arrijmë të organizojmë konferencën e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Natyrisht me urimin më të madh që ajo të bëhet gjatë presidencës sllovene pra së shpejti dhe duke pritur gjithashtu edhe përfundimin e zgjedhjeve në Bullgari ashtu siç i tha dhe kryeministri i Holandës i cili ishte në Shqipëri dje”, tha Barsacq.

Ndërsa ambasadori gjerman Peter Zingraf siguroi se të gjithë po punojnë në këtë drejtim.
“Unë do të nënvizoja ashtu siç tha kancelarja kur ishte në vizitë këtu, ne po punojmë të gjithë së bashku me partneritete në mënyrë që konferenca e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të mund të realizohet brenda presidencës Sllovene dhe të jeni të sigurt që në të gjithë po punojmë në këtë drejtim dhe shpresojmë që të bëhet”, tha Zingraf.

“Të gjithë ne e shpresojmë këtë gjë”, theksoi Ambasadorja franceze.

Të pyetur për konfliktin midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe se a mund ta ketë Shqipëria e vetme një datë në qoftë se nuk zgjidhet konflikti midis tyre, ajo tha se çështja që shtrohet për momentin është që përgjatë presidencës sllovene të punojmë të kemi një datë.

The post Integrimi/ Dy ambasadorët nga Korça: Po punojmë që konferenca e parë ndërqeveritare të realizohet brenda presidencës sllovene appeared first on Roba Da Albanesi.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here