Trembëdhjetë anëtarë të Policisë Federale të Irakut u vranë në një sulm nga Shteti Islamik të shtunën mbrëma kundër postit të tyre në Kirkuk, Irak, njoftuan sot burimet mjekësore dhe burimet e sigurisë. Sulmi në pikën e kontrollit në jug të Kirkukut filloi pak para mesnatës dhe zgjati për disa orë, tha një zyrtar i lartë i policisë irakiane.

Në këtë zonë, qelizat xhihadiste shpesh fillojnë sulme kundër ushtrisë dhe policisë. Ky ishte një nga sulmet më vdekjeprurëse të ISIS në Irak që nga fillimi i vitit.

Publikuar më 05.09.2021 nga Erjon Dervishi

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here