Krasta publikon letrën e stafit të AgonChannel drejtuar ambasadorëve Lu e Vlahutin Me këtë rast shikoni se çfarë puthje i jepte ish-ambasadori amerikan Lu, ish-ambasadores simpatike të BE! Moderatori Adi Krasta ka zbuluar dje në A show një letër të dërguar ambasadorëve të kohës, Donald Lu dhe Romana Vlahutin Letra e nisur për dy ambasadorët SHBA dhe BE nga stafi i AgonChannel, besohet se nuk ka mbërritur në dorën e tyre pasi është zhdukur nga stafi shqiptar i ambasadave. Me këtë rast shikoni se çfarë puthje i jepte ish-ambasadori amerikan Lu ish-ambasadores simpatike të BE!

Më poshtë keni dhe letrën e plotë Te nderuar Ambasadorë

Pastrimi i parave, se bashku me korrupsionin dhe krimin e organizuar – dhe depertimi i ketyre ne politike – jane preokupime te hershme te shume gazetareve qe punojne ne Agon Channel. Nje numer i konsiderueshem e kane perdorur zerin e tyre per te theksuar domosdoshmerine qe politika te distancohet prej ketyre krimeve dhe qe shteti t’i luftoje ato. Gazetaret me te respektuar te Agon Channel kane marre qendrime publike kunder krimit te organizuar, duke mbeshtetur keshtu prioritetin e BE-se qe hetimi dhe ndeshkimi i krimeve te tilla ne cdo nivel te shnderrohet ne praktike ne Shqiperi. Kesisoj, lajmi se vete rrogat tona mund te jene fryti i krimit te organizuar – i pastrimit te parave – eshte pritur me shume alarm ne Agon Channel. Po perdorim termin “lajm” pasi, megjithe akuzat e ngritura, ketu kemi te bejme me te vetmen kompani mediatike ku burimet e financimit jane publike, dhe sigurimet shoqerore paguhen. Akuza te ngjashme mbi burimet e financimit te mediave te tjera ne Shqiperi nuk jane bere kurre shkak per nje nivel te tille transparence, dhe as per ndonje hetim nga autoritetet shteterore.

Ne fakt, transparenca e burimeve te financimit te te gjitha mediave ne Shqiperi eshte e rendesise maksimale. Me shume se nje here, raporte nderkombetare dhe deshmite e gazetareve vendore, tregojne per opacitetitn e financimit te mediave ne Shqiperi. Fjalet rreth marredhenieve klienteliste midis pronareve te mediave dhe qeverise jane bere kaq te zakonshme ne Shqiperi gjate viteve te tranzicionit sa tashme kjo eshte shnderruar ne nje klishe qe nuk i sherben askujt, perkundrazi. Te gjithe gazetaret shqiptare kane dyshimet e tyre persa i perket burimeve te rrogave te tyre qe as nuk paguhen rregullisht. Auditimi nderkombetar i financave te Agon Channel dhe te bizneseve te tjera te Fracesco Beçhetti-t, mund te kete qene nje genjeshter kaq e holle sa nuk kemi kuptuar gje. Por nuk ka asgje te holle apo te pakuptueshme per kedo ne Shqiperi kur vjen puna tek mungesa e transparences se financimit te mediave e te partive politike ne pergjithesi.

Me perjashtim te kesaj mungese kronike dhe te tejzgjatur te transparences se financimit te mediave dhe partive politike ne vend, ka edhe disa sinjale te tjera, te diteve te fundit, qe na bejne te dyshojme se po inaugurohet nje epoke e re transparence te medias, biznesit dhe politikes. Pike se pari, reagimet publike te Kryeministrit ndaj aksionit te ndermarre nga Prokuroria e Tiranes jane minimalisht teresisht pavend. Diten pasi doli lajmi mbi sekuestrimet dhe urdher-arrestet e lartpermendura, Kryeministri Edi Rama shkruajti ne faqen e tij ne Facebook:

Deklarata e Kryeministrit paragjykon nje proces ligjor qe eshte ende ne zhvillim e siper dhe rezultatet e te cilit per pasoje nuk dihen, ose me mire nuk do duhej te diheshin. A ka mundesi, pra, qe keto rezultate te dihen que tani? Kjo nuk eshte hera e pare qe Kryeministri informon publikun mbi konkluzionet e nje procesi qe ende nuk ka perfunduar. Megjithate, problemet e deklarates se Kryeministrit nuk i shpetuan shume vezhgueseve, dhe ai eshte sfiduar mbi to. Diten e premte me 12 Qershor Kryeministri Edi Rama u pyet mbi deklaraten e tij nga gazetari Aleksander Furxhi ne programin e tij ne Vizion Plus. Kryeministri rikonfirmoi qendrimin e tij dhe Furxhi konstatoi se ka nje lloj ndjeshmerie rreth ceshtjes ne fjale pasi aty perfshihet nje media. Pergjigjia e Kryeministrit ishte se: Furxhi atehere vuri ne dukje se, sipas kritikeve kur Kryministri permend terma si “para te pista ai e ka dhene nderkaq vendimin dhe nuk ka nevoje per nje proces gjyqesor apo per hetime te metejshme. Reagimi i Kryeministrit ishte si me poshte:

Se dyti, vete Kryeministri e ka ushqyer idene mes zerave kritike se interpretimi i ngjarjeve te javes qe kaloi si nje sulm kunder lirise se medias nuk duhet te perjashtohet. Le te veme menjane si momentin e zgjedhur per kete sulm, si punen hetuese te Agon Channel mbi krimet elektorale, dhe le te leme menjane edhe faktin qe Agon Channel eshte nje prej vetem dy mediave kritike ndaj qeverise. I leme te gjitha keto menjane pasi asnje prej ketyre nuk ka vlere nese nje ent eshte fajtor per pastrim parash apo krime te tjera, edhe kur ky eshte nje ent mediatik. Duke lene te gjitha keto menjane, kjo eshte nje ceshtje mediatike pasi, ndersa Prokuroria ka folur per AgonSet, Energy, Cable System, 400KË dhe Fuqi, Kryeministri ka folur ekskluzivisht per Agon Channel. E thene thjeshte, teksa Prokuroria flet per biznese te ndryshme te medha, Kryeministri flet ekskluzivisht per nje media. Gjuha shpesh here na tradheton dhe nxjerr ne pah qellimet tona te verteta. Ne kete rast, gjuha, se bashku me ndikimin e pavend mbi nje proces gjyqesor qe do te duhej te ishte i paanshem, profesional, dhe skrupoloz, forcon dyshimet tona se ne nuk jemi deshmitare te luftes se shumepritur e te paanshme kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar. Se treti interesat e tregut te mediave gjithashtu luajne nje rol ne kete ceshtje i cili nuk mund te neglizhohet. Se bashku me kembenguljen e Kryeministrit ne Vizion Plus, per te paragjykuar nje proces gjyqesor qe do te duhej te ishte i paprekshem, pjesa derrmuese e mediave ne Shqiperi nuk kane jane treguar te hapur sa i perket interesave te tyre per mbylljen e Agon Channel. Mund te permendim ketu procesin ne zhvillim e siper midis Agon Channel dhe Digitalb, kur ky i fundit e largoi Agon Channel nga platforma dixhitale duke thyer kesisoj kontraten. Kemi te bejme, pra, me luften e erret per dixhitalizimin, qe ne e kemi ekspozuar disa here.

Te nderuar Ambasadorë Jemi shume te interesuar per nje proces hetimi dhe arbitrazhi profesional e te besueshem mbi te gjitha burimet e financimit te Agon Channel, dhe po per kete arsye jemi te interesuar ne transparencen dhe pastertine e financimit te te gjitha mediave ne Shqiperi. Por, fatkeqesisht, nuk arrijme te shohim shenjat qe do te na bindnin se neser apo pasneser nuk do te na duhet te punojme per nje tjeter media qe ky Kryeminister e te tjeret pas tij e konsiderojne te paster, deri ne momentin kur nderrojne mendje. Mbetet ende per t’u pare nese shteti ka ndermend te dekriminalizohet, dhe te dekriminalizoje sektoret e biznesit dhe te medias, ne vend qe te zgjedhe se me cilet kriminele do te “ndaje shtratin”. Nese del qe ky proces eshte vertete nje ceshtje private,e motivuar nga interesa private, te gjithe palet e perfshira minimalisht do te demtojne reputacionin e tyre, duke mbeshtetur pranine e krimit ne politite, biznes, dhe media. Per te shmangur nje rezultat kaq te demshem per aspiratat demokratike te vendit, Ju bejme thirrje te jeni sa me skrupoloze ne interpretimin e kesaj ceshtjeje dhe te pohoni si privatisht ashtu edhe publikisht nevojen per nje proces te besueshem, te paanshem dhe profesional per hetimin dhe arbitrazhin e akuzave te ngritura kundrejt AgonSet.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here