Reperja Rina Balaj është shumë e pëlqyer nga mijëra fansa për muzikën e saj. Ajo është aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Një “selfie” atraktiv i publikuar së fundmi nga reperja në rrjetin social Instagram, ka rënë edhe në syrin e reperit me famë ndërkombëtare, Tyga.

Reperi i cili ka qenë ish-i dashuri i sipërmarrëses me famë botërore, Kylie Jenner, i ka shkruar mesazh privat bukuroshes nga Istogu në Instagram, duke e komplimentuar për pamjen e saj.

Rina vendosi që këtë mesazh ta ndajë me ndjekësit e saj në InstaStory, ndërsa tregoi edhe replikën e saj interesante.

Ajo i kishte shkruar “I dashuri im është shqiptar”, duke i përcjellë kështu një video të reperit Sin Boy, ku shihet duke sharë reperin me nam ndërkombëtar.

Top Channel

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here