Eshtë një nga figurat që shikojmë më shpesh në ekranin shqiptar. Blendi Fevziu pavarësisht se shfaqet në ekran disa ditë në javë sërish është shumë diskrett për jetën e tij personale.
Duke qënë se gazetari nuk shprehet shumë për këtë temë, njerëzit janë shumë kuriozë dhe pyetjet për të janë të shumta.

Gjatë një interviste për revistën ”Class”, Blendi për herë të parë ka rrëfyer diçka më shumë për bashkëshorten e tij, Inesin si dhe dy vajzat e tyre.
Gazetari ka folur për njohjen me bashkëshorten.

Historia e tyre e dashurisë, rezultoi një rastësi e bukur e fatit, pasi sipas tij ata janë dashuruar me shikim të parë, por u është dashur të presin 11 vite që të ritakoheshin dhe të krijonin lidhjen e tyre.

“E kam njohur nga miq të përbashkët në atë që njihej si Bordura e Hotel Dajtit kur ajo ishte 15 vjeç dhe unë student i vitit të parë. Më bënë shumë përshtypje sytë.
Që nga ajo kohë e humba dhe e ritakova pas më shumë se 11 vitesh. Sërish rastësisht”, ka treguar Fevziu.

Cifti tashmë janë prindër të dy vajzave.

 

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here