Një kr.im i tmerrshëm ka ndodhur në qytetin e Leçes në Itali. Dy shqiptarë mësohet se kanë vra.re një ish-menaxher banke të dalë në pension. 69-vjeçari Giovanni Caramuscio, ishte duke tërhequr para në një ATM banke kur u vra gjatë natës në Lequile.

Të akuzuar për krimin e rëndë janë dy vëllezër shqiptarë. Ata janë filmuar nga kamerat e sigurisë teksa kryen vra.sjen ndërsa ishin të maskuar me maskë antiCovid.

Por ajo që i ka tradhëtuar dy vëllezërit shqiptare është fakti se gjatë arratisjes kishin lënë shumë gjurmë. 69-vjeçari u vra në sy të gruas së tij dhe identiteti i shqiptarëve është bërë pas dëshmisë së saj para hetuesve.

Ndërkohë policia po kërkon armën e kri.mit që mund të sjellë detaje të reja lidhur me ngjarjen. Këtë mëngjes zhytësit e ekipit të zjarrfikësve u futën brenda një pusi në një distancë të shkurtër nga banka.

Sidoqoftë, kërkimet për armën e vra.sjes nuk dhanë asnjë rezultat.

netflixalbania

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here