Pas një hetimi të gjatë, oficerët e policisë zbuluan në Castel Volturno ne Itali , një nje cerdhe ku femijet abuzoheshin ne menyre të tmerreshme , ngjante me një kamp të vërtetë përqendrimi ku dy bashkëshortë Ganezë u praktikonin fëmijëve, të gjithë të huaj, tortura, bazuar ne strukturën e tyre të improvizuar. Çifti në fakt kishin krijuar një lloj cerdheje në banesën e tyre, në të cilën ishin instaluar tortura mizore.

Kjo histori dramatike vjen nga Caserta ne Itali dhe u zbulua falë dëshmive të viktimave të vogla që bënë të mundur sqarimin e pamjes me mjete rrethanore që përfshinin bashkëshortët Ganezë, të cilët drejtonin  cerdhen me  abuzime  të tmerrshme .

Agjentët e Skuadrës se shpejte ne Caserta gjatë hetimeve në fakt kanë konstatuar se fëmijët u torturuan nga të dy, dhe prindërit e tyre nuk ishin në dijeni të asaj qe po ndodhte me femijet e tyre dhe për këtë arsye ata ja kishin besuar çiftit femijet e tyre , Të dy Ganezët pa leje qëndrimi kishin krijuar cerdhen e tyre abuzive dhe të tmerrshme ku ata mirëprisnin disa fëmijë, të moshës midis 5 dhe 6 vjeç, të gjithë me origjinë të huaj dhe fëmijë shpesh të prindërve qe nuk kishin dokumenta te rregullta ne Itali .

Sipas investigiit të bërë nga hetuesit, fëmijët kishin pasur vazhdimisht tortura, duke iu nënshtruar trajtimit çnjerëzor. Fëmijët që hynë në atë kopsht abuziv të tmerreve mbetën pa ujë, ushqim dhe veshje, si dhe u mbyllën me orë të tëra në dhoma të errëta dhe të ftohta. Çifti nuk u kufizua vetem me këto mizori, por i torturoi të vegjlit duke ju thyer thonjtë ose duke hedhur spec djeges në sy. Hetimi i kryer nga oficerët e policisë përfundoi me arrestimin e bashkëshortëve Ganezë të cilët iu nënshtruan arrestit shtëpiak me kërkesë të gjykatësit hetues të Santa Maria Capua Vetere.

netflixalbania

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here