Pasi gjendja ne vendin tone eshte pershkallezuar me te infektuarit me koronavirus Italia do të jetë e mbyllur për shqiptarët të paktën deri në fund të muajit korrik. Ne date 1 gusht pritet te merret nje vendim i ri per hapjen e kufirit me Italine

Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza ka prezantuar dekretin e ri i cili pritet të aprovohet në parlament. Në fjalën e tij në dhomën e deputetëve Ministri Speranza prezantoi dekretin e ri i cili parashikon ndalimin e hyrjes në Itali të personave jashtë Zonës së Bashkimit Evropian.

Ata që udhëtojnë për motive pune e shëndeti e kanë të detyruar zbatimit e karantinimit për 14 ditë. Do të ndalohet hyrja në territorin italian të personave që gjatë 14 ditëve te fundit kanë udhëtuar e tranzituar në këto 13 vendet:

Armenia, Bahrein, Bangladesh, Brasile, Bosnia Herzegovina, Cile, Kuwait, Macedonia e Veriut, Moldova, Oman, Panama, Perù, Repubblica Dominicana. Janë vende që kanë një përqindje te lartë të infektuarish në raport me popullsinë.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here