Një polic në Nedvada të SHBA-ve ka qëlluar për vdekje një grua, për më tepër në sytë e fëmijëve të saj të mitur. Kjo ndodhi pasi gruaja në një moment iu vërsul policit me thikë.

Në pamjet e siguruara nga kamera në trupin e policit, shfaqet 33-vjeçarja Ariella Crawford duke ecur në skaj të rrugës në Alta Sierra me dy djemtë e saj, kur polici Caleb Toderan iu afrua.

Ky i fundit kishte marrë një telefonatë ku i ishte thënë se gruaja po ecte në mes të rrugës dhe po bllokonte trafikun. Por, sapo pa prezencën e policisë gruaja u acarua së tepërmi, nxori një thikë dhe nisi të kërcënonte vazhdimisht.

Mos i lëndoni fëmijët e mi. Nëse diçka u ndodh fëmijëve të mi, e gjithë bota do ta kuptojë”, dëgjohet duke thënë ajo.

 

 

Por situata u tensionua edhe më shumë, sa që Crawford fillon të bërtet dhe Matthew Harrison ia drejton pistoletën elektrike duke parë se po i rrezikohej jeta.

E kur tenton ta godet Harrison, reagon kolegu i tij duke e qëlluar disa herë me armë. Ajo çfarë është më shokuese se dëshmitarë të ngjarjes ishin djemtë e saj që panë gjithçka.

Crawford është shpallur e vdekur disa orë më vonë në spital, kurse policia ka filluar hetimet për të përcaktuar nëse forca ishte përdorur në proporcion me ligjet.

Balkanweb

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here