Jam dashuru ne doktorin egjiptian,per mu s’ka problem raca apo feja,foton ja shikoj 30 her ne dite…-Pershendetje!Jom nje vajz 25 vjecare(po ju shkruaj nga fb i shoqes time )e kam nje hall te madh.Para shum viteve pran klases sime ne shkolle te mesme ishte nje djal i komunitetit egjiptian.Ishte djal qe nuk mesonte shum,nuk kishte shum shoqeri por un ne klasen e tij e kisha nje shoqe dhe çdo her kur shkoja ta vizitoja shoqen e pershendetja dhe bisedoja edhe me te(theksoj se nuk kishte shoqeri)edhe une jam tip qe nese dikush osht ma vetun gjithmon mundona me bisedu me at njeri.

Besomni pasha ni Allah per mu ska problem raca,feja apo najsen tjeter.Kejt jem njejt njerz te Zotit.Mas shkolles mesme nuk e kom taku at djalin deri mas 17 vjetve(para 3 muje)Shkova me ni shoqen time ne spital se shpesh kishte dhimbje shum shkurt nga ana e zemres,edhe kjo hajde,hajde ,pash Zotin mos um le vet,sdi shka me thot,edhe hajt shkova me to.

Ky djali qelloi te ishte doktori i kesaj shoqes,kur doli shoqja edhe kur ky mur me percjell me pa edhe u habit oooo Sa…shum vite qe stkom pa jom Ash…ky ishte bo doktor,tashme ishte djal serioz edhe ishte i bukur,po ta them te drejten ne fillim nuk kisha kurrfar interesi per te thjesht besomni isha e lumtur per te qe ishte shkolluar,Ok u pershendetem aty edhe un erdha me shoqen ne shtepi.Ne mbremje me erdhi nje kerkes shoqerie nga ky djali.

Ok e pranova dhe filloi te me shkruante biseduam gjer e gjat deri sa me tha Sa.. kam vendosur qe te shkoj te punoj Mjek ne Gjermani,biles tani jam ne kurs te gjuhes per B1,ohhh edhe un do e vazhdoja ne momentin qe do te isha me e lir pasi qe isha shum e angazhuar(ne te njejten koh edhe punoja menaxhere e nje sektori te…edhe kryeja Masterin )kjo bente qe mos te kisha shum koh.Ai me tha Sa…ti me ke perkrahur shum ne shkoĺl te mesme nese don un çdo dit nga 1 or te ushtroj gjermanisht.Ok per mua ishte shum e pershtatshme.Te nesermen ja filuam ishte per mrekulli,ishte shum serioz kur me fliste ,çdo dit e me teper sa ma shum ushtroja me te,aq ma shum po me hynte ne zemer.Kaluan 2 muaj ashtu,edhe tani me kishte hyr ne zemer,ne mengjes zgjohesha duke i shiquar te gjitha fotografit qe kishte ne fb ne mbremje e shihja pasi qe ushtroja me te.

Nje dit i tregova nanës kinse shoqja ime pe don kit djalin egjiptian.Te shkret prind e vet tha kuku per ta a spaska pas djem shqiptar hiç se koka zagllavit ne egjiptian,ja Sh.. e kish nshu zemra fill(nana e ka ni smundje sa te stresohet pak i humb vetdija menjeher).Cika jeme hapi syt mir ,kqyr shka po merr a pe she çka spo nin.Edhe kom shku direkt e kom qel fb e kom blloku gjethka.Qe 3 dit kurrfar kontakti skom me to,ama cdo dit e ma teper pom hin nzemer,kur te ha kur te flej,kur te çona,ne pun.E kom rujt ni foto tij ne telefon ,smuna pa e kqyr 20 a 30 her mrena dites.Spo di shka me bo me hek prej kreje.Naj këshill ju lutem

Histori jete

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here