Bebe Rexha, është një nga artistet, më të kritikuara për trupin e saj por kjo nuk e ka penguar të jetë vetvetja.

Jam shumë e lodhur nga Photoshop shkruan Bebe, në videon, ku tregon strijat, rrathët e zinj, celulitin ne trupin e saj. Edhe pse shumë normale, mediat sociale, shpesh shfaqin modele me tipare perfekte dhe pa asnjë problem.

Në trendin më të të fundit në TikTok, përdoruesit filmojnë veten me filtra dhe më pas pa filtra, duke treguar se asnjë trup nuk është perfekt.

Po ashtu, në një postim tjetër, të disa ditëve më parë Bebe, poshtë fotos së saj, shkruan: Sado që jam përpjekur të jem ajo një artiste e dobët, si ato që kam parë kur rritesha apo tani, nuk mund të duket se e bëj në mënyrë të natyrshme apo të shëndetshme. Më pëlqen të ha. Unë stërvitem. Unë pi ujë. Unë bëj më të mirën time. Unë ndjek ritmin e trupit tim. Edhe pse bëhet e vështirë ndonjëherë i tregoj trupit dashurinë time”, në përpjekje për t’i treguar ndjekësve se duhet ta duan trupin e tyre dhe të kujdesen për të në mënyrë të shëndetshme, pa masa drastike.

netflixalbania

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here