Ambientalisti Sazan Guri ka qenë sot i ftuar në studion e ‘Rudinës’ dhe bashkë me panelistë të tjerë kanë folur rreth një studimi të fundit që është kryer nga Rrjeti i Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm i mbështetur nga Kombet e Bashkuara dhe Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm në Universitetin e Columbia.

Gjatë bisedës me botuesen Arlinda Dudaj, Sazan Guri i bëri asaj një kompliment dhe i kërkoi që të vazhdojë mendimin. Në këto momente ndërhyri moderatorja Rudina Magjistari, e cila i tërhoqi vëmendjen dhe i tha Gurit se sjellja e tij është seksiste, madje e përsëritur.

Sazan Guri: Të keqen vëllai se je bërë dhe simpatike sot.

Arlinda Dudaj: Faleminderit shumë, gjithmonë kam qenë.

Rudina Magjistari: Këto janë sjellje seksiste gjithë kohës Sazan duhet të ta korrigjojë, e ke të theksuar këtë gjë dhe nuk është hera e parë që ndodh sa herë që vjen në studio.

Sazan Guri: Po mirë, e kam pjesë të lumturisë.

Arlinda Dudaj: Ti je seksist dhe unë i kam thënë në një emision tjetër.

Sazan Guri: Çfarë ke me mua, unë e kam të sinqertë atë, po çfarë seksiste, ç’më ngatërron me këto tema.

Rudina Magjistari: E parë e punës nuk është e sjellshme sepse e ke vetëm me Arlindën dhe nuk e komplimenton po njësoj dhe zonjën tjetër që nuk është fare e sjellshme nga ana jote.

Sazan Guri: Ia bëra rrugës kur erdha bashkë me të. Ajo është goca e shokut, çfarë t’i them hë.

Shekulli online

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here