Home Behind The Scenes Jetonte prej vitesh në Londër . I riu qellohet 6 herë me...

Jetonte prej vitesh në Londër . I riu qellohet 6 herë me pistolete në rrugicën pranë shtëpisë.

117
0

Ky është Tajar Fetiu, i riu 24-vjeçar të cilit iu bë atentat mbrëmë në mesnatë ndërsa kthehej në Shtëpi. Autori qëlloi 6 herë në drejtim të tij pastaj vrapoi në ngushticat e lagjes. I riu u transportua për në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa policia deklaron se e ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij. 24-vjeçari jetonte prej shumë vitesh në Londër dhe kishte ardhur në qytetin e Beratit për të vizituar shtëpinë e vjetër të familjes, teksa kjo e fundit jetonte në Tiranë.

Në spitalin e Beratit ka shkuar shtetasi T.F., 24 vjeç për ndihmë mjekësore, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta në lagjen Deshmorët e Kombit, pranë Xhamisë. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar, ku për arsye hetimi nuk mund të bëjmë me dije identitetin e tij. Vijon puna intensive për kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here