Gjykata Supreme Amerikane ka vendosur që “Johnson&Johnson” duhet të paguajnë gjithsej dy miliardë dollarë dëmshpërblime për gratë që pretendojnë se kanë marrë kancer të vezoreve për përdorimin e pluhurit të kompanisë.

Gjyqtarët sot nuk komentuan për refuzimin e ankesës së paraqitur nga kompania “Johnson&Johnson”.

Kompania pretendoi se nuk mori trajtim të drejtë në një provë që përfshinte 22 gra me kancer, me origjinë të ndryshme nga 12 shtete të ndryshme, raporton thewallstreetjournal.

Gjykata e Misurit fillimisht dënoi kompaninë me 4.7 miliardë dollarë, por Gjykata e Apelit rrëzoi paditë e dy grave dhe uli dëmshpërblimin në dy miliardë dollarë.

Pluhuri i prodhuar nga kompania amerikane përmban asbest, i cili mund të shkaktojë kancer të vezoreve, vendosi gjykata, ndërsa kompania kundërshtoi të dyja pikat.

“Johnson&Johnson”, me qendër në New Brunswick, New Jersey, kanë ndaluar shitjen e pluhurit të tyre të famshëm për foshnje në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, ndërsa është akoma në treg gjetkë në botë duke përfshirë Kosovën.

Telegrafi

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here