Krimi me të miturit duket se po rritet dita ditës. Rastet që po zbulohen nga policia janë të frikshme.  I fundit vjen nga qyteti i Sarandës, aty ku një vajzë 13-vjeçare është shfrytëzuar seksualisht për rreth 3 muaj nga një 62 vjeçar, Stefan Koloi. Ky i fundit e mori vajzën nga familja e tij duke shfrytëzuar gjendjen e tyre, skamjen ekonomike dhe duke joshur vajzën me para, dhurata dhe të mira materiale. Adoleshentja është joshur dhe ka rënë pre e shfrytëzimit të Koloit. Ky i fundit i gjente klientët, madje dhe i jepte herë pas here para. Ai e shfrytëzonte të miturën në lokalin e tij të kthyer në një vend prostitucioni. Kryeinspektori i Policisë Kufitare, Petraq Raku (63 vjeç), u kap në flagrancë nga policia duke abuzuar me vajzën dhe u arrestua nga uniformat blu.

Për mikrofonin e “Shqipëria Live” ka folur xhaxhai i Koloit, i cili ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e ngritura kundër nipit të tij.

Ishte kurth, nuk merrej me prostitucion. Lokalin kishte kohë që  kishte mbyllur. Vijnë që nga Shkodra e punojnë këtu. Lokalin nuk e përdorte, e ka bërë për klub. Ka 10 vjet që e ka bërë. Ka krevate aty për prostituta? Nuk ka asgjë. Ka një dhomë që ai rri vetë aty. Ai nga ky vend këtu nuk lëvizte fare. Ka një grua, 60-vjeçare grua. Fajin e kanë ata që e kanë lënë atë 13-vjeçare ashtu, tha xhaxhai i tij.

shekulli

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here