Kalifornia raportoi rreth 11,800 raste nga coronavirusi brenda 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 400 mijë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kjo është hera e parë që vendi raportoi mbi 10 mijë raste nga virusi.

Në anën tjetër, Florida konfirmoi më shumë se 10 mijë raste të reja për gjashtë ditë radhazi, pasuar me Teksasin e cila konfirmoi po ashtu 10 mijë të infektuar brenda një dite.

Bëhet e ditur se numri i përgjithshëm i të infektuarve në SHBA, u rrit në 3.8 milionë, ndërsa 140 mijë persona kanë ndërruar jetë. /Telegrafi/

Lidhur me këtë rast, Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, mori vendim për mbylljen e bizneseve në vend.

Përveç bareve, ai urdhëroi që restorantet, kinematë, kopshtet zoologjike dhe muzetë të ndërpresin operimet e brendshme. Ndërkaq, palestrat, kishat dhe sallonet e bukurisë duhet të mbyllen në 30 qarqet më të goditura. /Telegrafi/

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here