Detaje te reja nga historia e 17- vjeçares qe kishte krijuar një lidhje dashurie me kushëririn e saj, djalin e hallës 7 vite më të madh, me të cilin ka qëndruar gjatë kohës që ishte larguar nga shtëpia.Pas largimit nga shtëpitë e tyre, dy të rinjtë kishin marrë një apartament me qira në lagjen 13 të qytetit bregdetar, ndërsa vajza kishte shkëputur kontaktet telefonike me familjarët e saj.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së narkotikëve, si dhe të kërkimeve për gjetjen e një 17-vjeçareje që ishte larguar nga banesa një muaj më parë, është bërë e mundur lokalizimi i vendndodhjes së saj. Gjatë kontrollit të ushtruar në zonën e plazhit, në një banesë të marrë me qira nga shtetasi Sh. F., 24 vjeç, banues në Durrës, shërbimet e Policisë kanë gjetur të strehuar 17-vjeçaren që ishte larguar nga banesa”, deklaroi Policia.

Vetë vajza ka rrëfyer para hetuesve se ka ikur me dëshirën e saj te kushëriri dhe ka kryer marrëdhënie pa e detyruar ky i fundit.

“Nga shtëpia jam larguar me dëshirën time, nuk më ka detyruar askush. Nuk kam dashur ta lajmëroj familjen, pasi nuk doja që të bëheshin merak. Gjatë kësaj kohe qëndrova te shtëpia e kushëririt tim. Jetonim të dy te një shtëpi që ai kishte marrë më qira në zonën e plazhit. Më ka trajtuar shumë mirë. Nuk më ka detyruar fare që të qëndroja kundër dëshirës sime. Kisha dëshirë të rrija më të. Asgjë nuk ka ndodhur kundra vullnetit tim. Kam jetën time dhe bëj çfarë të dua me të”

Netflixalbania

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here