Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Tiranë, ku policia bën me dije se kanë mbetur të plagosur burrë dhe grua.

Njoftimi i Policisë: Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:15, në rrugën “Kosova”, Kamzë, në rrethana ende të paqarta, në afërsi të banesës së tyre, janë plagosur dyshohet me armë zjarri pistoletë, shtetasi P. P. rreth 50 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja A. P  rreth 41 vjeçe të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here