Që kur u mësua se një metal që përmbajnë disa marmite sot vlen 20 herë më shumë se ari, janë shtuar vjedhjet e makinave në Angli.

The Sun” shkruan se rodiumi, i përdorur tek konvertuesit katalitikë, nga 750 paundë për ons që vlente në 2014-tën, sot shkon në 20 mijë paundë një ons. Paladiumi, metali tjetër i gjendur po te këto marmita, është 1.688 paundë për ons, çka i bën të dy ata më të shtrenjtë se floriri që shitet për 1,230 paundë per një ons ose 31,1 gramë.

Me vjedhjet e tyre, bandat sipas të përditshmes së njohur britanike mund të bëjnë miliona çdo vit. Çmontimi nuk zgjat veçse pak minuta. Zakonisht për goditje të tilla veprojnë në grup; grabitësit e parkojnë makinën shumë pranë asaj që kanë shënjestruar dhe presin momentin kur në rrugë nuk ka njeri.

Një rast i regjistruar nga një kamera sigurie në Hurley, Warks tregon se çmontimin arrijnë ta bëjnë vetëm për dy minuta. The Sun citon punonjësin e një garazhi të pohojë se  kanë pasur disa klientë në ditë që i kanë sjellë makinat sepse i kishin marrë marmitën. Aq shumë vidhen sa nuk përballojmë dot kërkesën e nuk arrijmë t`ia dorëzojmë aq shpejt sa ç’i kërkojnë, shprehet ai.

Top Chanell

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here