Një debat i zhvilluar mes Donaldit dhe Monikës është finalizuar në një përballje të ashpër mes saj dhe Einxhel. Vëllai i Madh i ka ndarë banorët në çifte të cilët do të duhet të debatojnë për tema të përzgjedhura rastësisht. Lojën e nisi Monika dhe Donaldi të cilët diskutuan për rikthimin e dënimit me vdekje në Shqipëri. Banorët shpallën si më bindëse argumentat e Donaldit, gjë e cila e ka revoltuar paksa Monikën. Një këshillë e dhënë nga Einxhel do kthehej në një debat të ashpër mes saj dhe Monikës.

Pjesë nga debati:

Einxhel: Duhet të kishe dhënë argumenta më bindëse

Monika: Çfarë arguemtash të jap unë moj, boll gra dhe vajza po vriten. Ai më mori mua shembullin e Amerikës

Einxhel: Nuk po justifikon njeri përdhunimet e vajzave. Edhe atë ditë që e kam hapur unë këtë bisedë ti ishe kundër duke thënë që fajin e ka minifundi.

Ti ke justifikuar përdhunimin e vajzave.

Top Channel

 

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here