Këngëtarja dhe kompozitorja britanike Duffy i ka dërguar një letër të hapur CEO-s së Netflix Reed Hastings që të heqë nga platforma filmin 365 ditë për shkak të tematikës ( që në film përshkruhet si një histori magjepsëse) e rrëmbimit, trafikimit dhe përdhunimit. Sipas saj ky film që ka pushtuar rrjetet dhe po shihet nga miliona njerëz nuk duhet të promovohet: Është një grua që bie viktimë e një shefi mafioz mbizotërues i cili e burgos dhe i jep një vit kohë që të dashurohet me të, 365 ditë.

Duffy thotë se historia është në fakt një realitet brutal i trafikut seksual, rrëmbimit dhe përdhunimit që nuk duhet të jetë ideja e askujt për argëtim as nuk duhet të përshkruhet si e tillë, apo më tepër të komercializohet në këtë mënyrë.

Këngëtarja kërkon të hiqet urgjent filmi 365 Days: I shkruan

Në letër ajo shkruan: Unë nuk dua të jem në këtë pozitë që të më duhet të të shkruaj, por ajo që kam kaluar unë me detyron ta bëj këtë. Atë që ju e paraqisni si një film erotik për të rritur,unë e kam përjetuar me dhunë.

Në fund të letrës së saj ajo kërkon që shkuesit e filmit të arsimohen për trafikimin e qënieve njerëzore: Kur dimë më shumë, atëherë e bëjmë më mirë!

‘Unë pata fatin të shpëtoja dhe të riktheja jetën time. Isha viktimë e përdhunimit dhe rrëmbimit. Por shumë të tjera nuk kanë qenë me kaq fat. Dhe tani më duhet të dëshmoj këtu tragjedinë time dhe tragjedinë në film që duhet histori erotike. Kujt i drejtohet? Kushdo mund të thotë: Hej është thjesht një film. Por jo…. Nuk është thjesht një film kur ka një ndikim të madh dhe një shtrembërim të një teme e cila nuk është e diskutuar gjerësisht, siç është trafiku i qenieve njerëzore dhe rrëmbimi’, shkruan këngëtarja. /Cosmopolitan

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here