A e dinit se Bulguri është klasifikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si një nga 15 produktet që duhet përdorur në mënyrë sistematike në sistemin e të ushqyerit?!

Është i pasur me vitaminën E, betakaroten dhe betaglukan, që ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar. Bulguri, rrit edhe efektin e antibiotikëve.

Bulguri është një grumbull gruri të fortë të ndarë nga forma e rregullt, më të mëdhenj se nga ato të kuskusit. Këto gatuhen në avull, më pas ndahen në copëza. Procesi i gatimit është i pashmangshëm pasi e bën tretjen më të lehtë po të krahasohet me drithërat e tjerë.

Bulguri është i pasur me fibra, vitamina, mbi të gjitha të grupit B dhe kripëra minerale, si hekur, magnez dhe potasium. Është një burim i karbohidrateve komplekse dhe mban rreth 340 kalori në çdo 100 gr.

Me pak yndyrna, është perfekt për këdo që do të ndjekë një dietë dobësuese, por pa e ekzagjeruar me gjërat shtesë. Studimet kanë treguar që nëse hani një pjatë me bulgur çdo ditë, nivelet e kolesterolit në gjak do të bien për 12 deri në 24 përqind, e sidomos nëse ato janë shumë të larta, për shkak të përmbajtjes së fibrave të tretshme.

Bulguri është burim i pasur me fibër e cila formon një lloj xheli në zorrët tua që ndihmon në zvogëlimin e absorbimit të yndyrave që hani.

Anila Kalleshi

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here