Nga Belinda Balluku

Ka kohë që rezulton se nëse merresh me politikë apo je pjesë e ekzekutivit, duhet të durosh lloj lloj ofendimesh, nga lloj lloj mercenarësh, të cilët nuk bëjnë më as dallimin mes goditjeve profesionale, të cilat janë të mirëpritura, dhe goditjeve të ndyra personale, gënjeshtra e trillime, që realisht pyes veten deri ku arrin kjo mënxyrë. Kam muaj që as denjoj t`i përgjigjem cirkut, por sot kaloi çdo limit. Sot pashë një video dhe disa foto të një gruaje të panjohur, të cilën e kishin pagëzuar Belinda Balluku.

Gruaja e panjohur nuk bënte ndonjë gjë të çuditshme, por teksti shoqërues i pagëzimit të së panjohurës si Belinda Balluku, ishte më i neveritshëm se vetë cirku prodhues. Ku janë limitet e dhunës verbale? Ku janë limitet e shpifjes ndaj personave publik, të cilët mbi të gjitha janë njerëz? Unë jam nënë e dy fëmijëve nga të cilët nuk ndahem asnjë ditë, jam bijë e jam motër. Keni motra në shtëpi ju të cirkut? Po nëna e gra keni? Si do ndihej fëmija juaj nëse gruan tuaj do e përgojonte çdo mercenar i paepur, ndërkohë që nënën e kishte në shtëpi dhe jo në Ksamil? Ja pse duhet ligji antishpifje.

Sot nuk do të bëja status, por padi për ata që marrin fotot e të tjerëve dhe i pagëzojnë me emrin tënd, pa e vrarë mendjen se sa thellë janë zhytur në gënjeshtra e poshtërime, pa e vrarë mendjen se si merr fotot e një personi tjetër dhe e pagëzon si t’i dojë kokrra e qejfit, për t’i rënë atij apo këtij ministri që s’të vjen pas fijes, apo sepse thjesht je mercenar.

Merruni me punën tonë, pasi kritikat përmirësojnë çdo kënd. Merruni me punën & jo me trillime të ulta.Merruni me punën dhe jo me falsifikim lajmi, se ruajna Zot çfarë duhet të presim tani që morët dhe fotot e të tjerëve dhe i pagëzuat me emrat tanë.

Uroj 1 ditë të ndjeni mërzinë & indinjatën që ndjejnë fëmijët e mi sa herë ju gënjeni për nënën e tyre, se ndoshta atëherë do kuptoni që mund të punoni & ju pa shpërndarë shpifje e trillime.Mund të punoni & ju si qënie normale & jo si vjellës vreri të nxitur nga çdo lloj interesi.1 njeri i mençur thotë: mos fajëso kllounin që është klloun, por fajëso veten që ndjek cirkun.Dhe unë se ndjek kurrë, por & cirku duhet të ketë ndonjë parim të fundmë, që sot e shkeli & atë.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here