Ditën e djeshme u bë me dije se Mali i Zi ka vendosur të hapë kufijtë për Shqipërinë dhe disa vende të tjera për shkak të goditjes në fushën e turizmit të vendit. Sot janë publikuar detaje të reja. Sipas vendimit, që të shkosh në Mal të Zi duhet të kesh kryer testin e virusit të llojit PCR, 72 orë para mbërritjes në kufi.

Qytetarët e Shqipërisë, Kosovës, Shteteve të Bashkuara, Serbisë, Bosnje dhe Hercegovinës si dhe Maqedonisë së Veriut mund të hyjnë në Mal të Zi vetëm nëse posedojnë një test negativ sipas metodës PCR.

Dallimi mes testit PCR dhe serologjik është se testi virologjik me metodën PCR, përcakton nëse virusi është aktiv, ndërsa testi serologjik tregon nëse personi ka qenë i infektuar me koronavirus dhe ka antitrupa. Testi duhet të jetë kryer nga një laborator i certifikuar.

Datë për nisjen e udhëtimeve nuk ka ende zyrtarisht pasi pritet që vendimi të miratohet.

Ambasada shqiptare në Mal të Zi njofton:

Mali i Zi nuk ka një bilanc fatal të koronavirusit. Ka gjithësej 3930 raste dhe 73 viktima.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here