Aktori Florjan Binaj u tregoi ndjekësve të tij që është infektuar nga COVID-19 dhe se është mirë, por dy ditë pas këtij lajmi, një tjetër pushtoi mediat dhe rrjetet sociale me titullin: “Aktori i Portokallisë, Flor Binaj infekton një qytetar në Përmet”.

“Pashë një ‘lajm’ tek Report Tv që aktori i ‘Portokallisë’ Florjan Binaj ka infektuar me COVID-189 qytetin e Përmetit dhe se person ii infektuar më paska takuar në një party në Përmet para një jave… emrin e të infektuarit mnuk mund ta bëjmë publik për arsye etike, ndërsa emrin tim bënë llum…

Sa për sqarim, në Pëmet kam qenë në datnë 7 qershor dhe jo para 1 jave, s`kam qenë në asnjë party dhe s`kam qëndruar afër askujt që nuk njoh! Kjo është një lojë e shpifur, dashakeqe, e turpshme e bërë për të ulur dhe hedhur baltë mbi figurën time! E vërteta do dalë në shesh shumë shpejt ndërkohë që Report Tv dhe ata që e kanë sajuar këtë lajm do përballen në Gjykatë me mua”, shkruan Florjan Binaj në një postim në story.

 

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here