Emma Coronel, gruaja e narko-bosit Joaquin Guzman i njohur si El Chapo, do të mund të shkatërronte kartelin famëkeq Sinaloa nëse arrin marrëveshje me autoritetet amerikane, shkruan The Sun. Ish-zyrtari amerikan pranë Departamentit për Luftimin e Narkotikëve DEA Michael Vigill, ka thënë për mediat angleze që Emma do të mund të ofronte të dhëna të rëndësishme që do të çonin drejt shkatërrimit të tërë kartelit, transmeton Telegrafi.

E duke marrë parasysh që ajo kërcënohet të dënohet me shumë vite burgim – që do ta largonin nga binjaket e saj, ajo duket se ka një motiv që të flet dhe të bashkëpunojë me organet e rëndit.

Që kur në shkurt u arrestua 31-vjeçarja, shumicën e ditës e kalon e mbyllur në qelinë e saj në burgun Alexandria në shtetin amerikan Virginia.

Gruaja e El Chapos tërë ditën lexon, ka bërë të ditur avokati i saj Mariel Colone. E sipas tij, Emma është e mbyllur në qeli nga 22 orë në ditë. Gardianët e nxjerrin nga qelia vetëm herët në mëngjes dhe e dërgojnë në një dhomë të vogël të burgut ku mezi i kalon dy orë.

Kujtojmë që Emma Coronel u arrestuar në shkurt në aeroportin ndërkombëtar në afërsi të Washingtonit Ish modelja akuzohet për pjesëmarrje në kontrabandim të kokainës, metamfetaminës heroinës dhe marihuanës. Ajo gjithashtu akuzohet se ka ndihmuar El Chapon të arratiset nga burgu në Meksikë vite më parë. Stolitë dhe rrobat e shtrenjta, tani i ka ndërruar me rrobat e burgut.

El Chapo kishte tërhequr vëmendjen e opinionit botërore kur u arratis nga një burg në Meksikë. Por pasi u kap sërish, ai është ekstraduar në SHBA gjatë vitit 2017 Pjesën tjetër të jetës do ta kalojë në burgun e sigurisë së lartë ADX Florence.

Ndryshe Emma Coronelin e ka njohur në vitin 2007 kur në shtetin meksikane Durango ajo po garonte për Miss. Asokohe ajo ishte vetëm 18-vjeçe kurse El Chapo 47

Telegrafi

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here