Zyrtarët e shtetit në Australi kanë kërkuar falje për dështimin në trajtimin e shpërthimit të rasteve me koronavirus në anijen e madhe lundruese ‘Ruby Princess’.

Javën e kaluar, autoritetet shëndetorësore të New South Wales bënë një gabim serioz, pasi lejuan rreth 2650 pasagjerë të zbrisnin nga anija, ku ajo mbërriti në Sindej.  Ata nuk u testuan nëse kishin koronavirus megjithë rastet e dyshuara dhe me simptoma në bord.

Në atë anije përfundimisht 28 persona ndërruan jetë dhe 900 persona u infektuan. Pas valës së dytë të virusit në Australi që u shfaq në Melburne gjatë qershorit, anija u konsiderua burimi më i madh i përhapjes së virusit në Australi.

Ministrja e parë e South Wales ka kërkuar falje për situatën e krijuar: Nuk e imagjinoj dot se si është të kesh një njeri të dashur që vuan dhe përjeton trauma të tilla, dhe kërkesa për ndjesë e imja është pa rezerva.

Anija u kthye nga Zelanda e Re, dhe pas zbritjes pasagjerët u shpërndanë në transporte publike, fluturime të brendshme, taksi, e kudo tjetër.

Hetimi i rastit zbuloi se anija me pasagjerët ishte futur në listën e verdhë, pra me rrezik të ulët, por në vend të kësaj duhej ngritur alarmi dhe pasagjerët duhej të qëndronin për dy javë të izoluar.

Australia ka 23,288 raste, 14,080 të shëruar, 39 viktima.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here