Krimet e Rënda nisën hetimet për shtetasin kroat Sadat Toskic i dyshuar si rrë/mbyes i katër fëmijëve, mes tyre edhe Bleona Mata.

Nëna e Bleona Matës deklaroi në studion e Report Tv se ka parë në fshat kroatin e dyshuar, në ditën e rrë/mbimit të saj. E pë/rlotur në studio tha se i vjen keq që nuk është pranë vajzës së saj në moshën më të rëndësishme.

“Kroacia ka lidhje shumë të fortë me fshatin tonë. Ky person është parë dy tre herë atje. Ai ka pasur rrugëdalje në fshat. E kam parë me sytë e mi. E kam parë në një dasmë por edhe ditën që ka humbur vajza. Dikush na ka thënë se ka qenë një person me kapucc në kokë. Një pjesë e mirë e bashkëfshatarëve të mi jetojnë në Kroaci dhe kjo të bën të dyshosh. Vajza ime është vetëm, po vuan dën/im pa bërë k/rim. Ajo po vuan atë dë/nim, por nuk bën dot as një telefonatë”, u shpreh nëna e Bleona Matës.

Gjyshi i Bleona Matës tregoi përmes një lidhjeje telefonike se prej vitesh nuk flet me të birin, babain e Bleonës i cili e ka fa/jësuar që nuk i ka treguar menjëherë lajmin për hu/mbjen e vajzë.

Ai tha se kushdo mund të jetë rrëm/byesi i vajzës së saj, pasi pas kaq shumë vitesh nuk ka më besim as te këmisha e tij.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here