Disa emra të njohura të ekranit guxuan të tregonin publikisht se i kanë dhënë fund romancave për shkak të trádhtive nga partnerët. Ndër to përfshihen këngëtaret Albërie Hadërgjonaj, Rovena Dilo, Arta Memedi dhe aktorja Huyeda El Sayed.

1.Alberie Hadërgjonaj është e njohur për natyrën e saj pa komplekse dhe të ciltër. Ajo ka treguar se është trádhtuar nga bashkëshorti i saj në mënyrë të vazhdueshme. Në një intervistë për “Top Show Magazine ka treguar:

“E kam njohur ish-burrin tim shumë shpejt, që kur unë nuk kam pas ditur të puth. Të jem e sinqerte ai ka dash me më lënë që kur jemi martuar. Ai më ka trádhtuar gjithmonë.”

Alban Dudushi i suprizuar nga deklarata e ka pyetur se çfarë bënte ajo kur ish-burri e trádhtonte. Alberija ka treguar duke qeshur: “Asnjë gjë. Fale një herë, mbyll sytë një herë, mbyll një vesh, pastaj u mbylla fare dhe thashë lëre fare

2.Huyeda El Sayed – E ftuar para disa kohësh ne programin “Top Show Magazine” aktorja dhe balerina e famshme e cila jeton mes Shqipërisë dhe Luksemburgut, ka folur për herë të parë për ndarjen nga partneri i saj francez, me të cilin ka edhe një djalë. Ajo tregoi hapur se u nda nga biznesmeni, Michael Tamisier pasi ky i fundit e kishte trádhtuar. Hueyda deklaroi gjatë emision: “Qava per dy javë dhe me pas u ngrita”.

3.Arta Memedi – Arta Memedi, reperja nga Kosova e ftuar në emision “Thumb” pranoi që i dashuri i saj Rinori e ka trádhtuar me Taynan. Aulona Musta e ka pyetur reperen e njohur: “Pra mund të themi që Rinori të ka trádhtuar si nga ana profesionale ashtu dhe private me Taynan”.

Ndersa ajo ka treguar: “Po. Është problemi që mua nuk më kishte dhembur shumë nëse më kishte trádhtuar në anën personale sepse ndodh. Meshkujt gabojnë. Na duhet të kuptojmë ndonjëherë se njerëz jemi, gabojmë dhe duhet të falim. Mirëpo ana profesionale është jo që më ka prekur më shumë sepse unë me atë synim kam shkuar në Prishtinë. Kam punuar shumë. Rrugëtimi im për muzikën është shumë i gjatë dhe ajo ka qenë që më ka prekur më shumë.”

4.Rovena Dilo – Rovena Dilo përfundon lidhjen katër vjeçare me të dashurin e saj dhe se fundi ka rrëfyer dhimbjen që i shkaktoi ky moment. Artistja foli ndër të tjera edhe për ndarjen nga partneri kur ishte e ftuar në “Këndo këngën time”. Duke mos e fshehur nga kjo histori ka mbetur e trádhtuar, e zhgënjyer dhe e lënduar ajo thotë:

“Une jam shumë besnike në jetë dhe në përgjithesi, nuk trádhtoj në jetë.I dua njerëzit me të cilët jetoj dhe bashkëpunoj. Kështu që, edhe në bashkëpunimet muzikore, nëse një kompozitor më pëlqen, edhe kur ai nuk bën një material të mirë, unë përpiqem maksimalisht që ta nxjerr atë mirë.”

Eltioni duke u etiketuar në komentet që janë bërë nga ndjekësit si “trádhtari” ka preferuar të qëndrojë në heshtje rreth kësaj historie. Burime pranë ish-çiftit bëjnë me dije se një romancë e Eltionit me një vajze më të re në rrethin artistik ku ai ushtron profesionin, ka çuar në prishjen e lidhjes me këngëtaren.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here