Ka nisur hetimi për administratorin dhe përgjegjësin e mirëmbajtjes të hotel “Rogner’, pas ngjarjes së rëndë ku një 28-vjeçar gjeti vdekjen pasi u rrëzua nga dritarja e dhomës. Ajdin Mustafi, i cili kishte ardhur nga Zvicra, ndërroi jetë në spital më 10 shtator, pasi u rrëzua nga ballkoni i katit të 5 të hotel ‘Rogner

Dyshohet se mbrojtësja metalike nuk ka qenë e fiksuar mirë, e për pasojë i riu ka rënë nga lartësia e katit të 5-të. Trupi i të riut në dysheme është gjetur së bashku me mbrojtësen metalike të ballkonit.

Në vijim të dokumentimit të plotë të ngjarjes së ndodhur në bulevardin Dëshmorët e Kombit, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 referuan materialet për shtetasin R. H., 38 vjeç, me detyrë përgjegjës i mirëmbajtjes dhe shtetasin R. S. 49 vjeç, me detyrë administrator i hotelit, për veprën penale Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë, njofton policia.

Top Channel

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here