Personi në foton e mëposhtme, është biznesmeni Behar Sofia, i cili u ekzekutua mëngjesin e sotëm në afërsi të Piramidës, në kryeqytet.

66-vjeçari Sofia u qëllua me dy plumba në trup, teksa po ecte në trotuar. Dyshimet janë se ai u qëllua nga një armë zjarri me silenciator, pasi në zonë nuk janë ndjerë zhurmë të shtënash. Biznesmeni u konstatua i shtrirë në trotuar nga uniformat blu dhe u dërgua menjëherë në spital, por ndërroj jetë, duke mos u mbijetuar plagëve të marra.

Policia ka nisur punën për kërkimin dhe kapjen e autorëve të krimit, për të cilët deri më tani nuk ka asnjë informacion. Grupi hetimor i ka fokusuar kërkimet në pistën e prishjes së pazareve të drogës, pasi 66-vjeçari Sofia njihet si një nga kokat e menaxhimit të trafikut të lëndëve narkotike nga Turqia në drejti të Shqipërisë e më pas në vendet të tjera.

 

Biznesmeni Behar Sofia, 66-vjeçari që u vra sot

Behar Sofia, nga Lapardhaja e Beratit dhe banues në kryeqytet u ekzekutua në një zonë mjaft të populluar, pranë Piramidës, disa minuta pasi doli nga lokali ku po pinte kafen.

Ende nuk ka informacione rreth autorëve të ngjarjes, por policia bëri mbledhjen e provave nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu është bërë sekuestrimi i pamjeve të kamerave të sigurisë të bizneseve të zonës, për të zbuluar më shumë rreth dinamikës së ngjarjes dhe atentatorëve.

Policia ka bërë të mundur shoqërimin e disa personave, të cilët janë dëshmitarë të ngjarës, për të hedhur më shumë dritë rreth ekzekutimit të Behar Sofisë. Mësohet se po bëhet edhe një kontrolli i detajuar i banesë së viktimës dhe se është sekuestruar edhe telefoni i tij celular, për të parë telefonatat e kryera së fundmi.

66-vjeçari është një person i njohur për Policinë Shqiptare dhe jo vetëm. Ai rezulton të jetë një person i proceduar penalisht në fushën e trafikut të narkotikëve. Sofia është arrestuar gjatë një operacioni antidrogë në 1998 në Turqi, ku u godit një grup shqiptarësh që merreshin me biznes, mes tyre ishte edhe “bosi” i heroinës Abdulselam Turgut.

Ndërsa në Shqipëri Behar Sofia njihet si një biznesmen, i cili ka pasur shumë probleme me aktivitetet e tij në Tiranë. Bizneseve të tij pranë stadiumit Dinamo në Tiranë i janë vendosur shpesh tritol me qëllim paralajmërimin e tij. Emri i tij del gjithashtu në ngjarjen e gushtit 2009, ku në Durrës u vranë 4 policë, gjatë operacionit për të arrestuar Dritan Dajtin.

Gjatë këtyre viteve ka qenë i dyshuar dhe për gjobëvënie, për krim të organizuar nga Prokuroria e Posaçme, ndërsa ishte njohje e afërt dhe bashkëpunëtor i bosit turk të heroinës Abdulselam Turgut, i cili do të kryente sulm terrorist në festën e Novruzit në Xhaminë e Bektashinjve në Tiranë në vitin 2018.

shekulli online

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here