Mediat italiane kanë bërë publike foton e të riut shqiptar, i cili akuzohet se goditi me thikë të dashurën e tij greke. Personi që shihni në foto është Jetmir Kurtsmajlaj, ai tentoi të vriste të dashurën pasi kjo e fundit ka kërkuar të ndahen.

Ngjarja e rëndë ndodhi disa ditë më parë në një vend parkimi pranë stacionit të metrosë në Torino.

27-vjeçari, një ish-student i Universitetit të Torinos goditi me thikë disa herë studenten greke Georgia Kaltsouni, 20 vjeç, pasi kjo e fundit kishte kërkuar të ndahej prej tij.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari nuk pranonte ndarjen me 20-vjeçaren greke, ndërsa i zuri asaj pritë tek parkingu para shtëpisë së saj dhe më pas e sulmoi me thikë.

Ndonëse mori goditje në bark dhe në gjoks, fatmirësisht pas një ndërhyrje kirurgjikale, ka arritur që të dalë nga rreziku. Tashmë shqiptari ndodhet pas hekurave.

 Shekulli online

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here